DRTK Korçë https://drtkkorce.com Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë Mon, 23 Sep 2024 19:52:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.1 https://drtkkorce.com/wp-content/uploads/2024/06/cropped-Favicon_DRTK-32x32.png DRTK Korçë https://drtkkorce.com 32 32 Rendera të Projektit të Restaurimit të Muzeut Arkeologjik, Korçë https://drtkkorce.com/2024/09/23/rendera-te-projektit-te-restaurimit-te-muzeut-arkeologjik-korce/ https://drtkkorce.com/2024/09/23/rendera-te-projektit-te-restaurimit-te-muzeut-arkeologjik-korce/#respond Mon, 23 Sep 2024 19:43:24 +0000 https://drtkkorce.com/?p=443

Rendera të Projektit të Restaurimit të Muzeut Arkeologjik, Korçë
Banesa Fani Kote Pjasto që funksionon sot si godinë e Muzeut Arkeologjik daton në mesin e shek XIX dhe mban statusin Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
Projekti i Restaurimit të Muzeut Arkeologjik, Korçë është miratuar në KKTKM me Vendim Nr 271, Dt.26.07.2024.
Ndërhyrjet Restauruese konsistojnë në:

– Ndëhyrjet përforcuese në themelet e ndërtesës dhe në muraturë;
– Restaurim i çatisë në tërësinë e elementëve të saj konstruktivë;
– Restaurim i muraturës prej guri;
– Restaurim i ndërkateve;
– Restaurim i elementëve drusorë në interier.

]]>
https://drtkkorce.com/2024/09/23/rendera-te-projektit-te-restaurimit-te-muzeut-arkeologjik-korce/feed/ 0
Restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë https://drtkkorce.com/2024/03/14/restaurimi-dhe-nderhyrja-ne-sitet-e-trashegimise-kulturore-ne-voskopoje/ https://drtkkorce.com/2024/03/14/restaurimi-dhe-nderhyrja-ne-sitet-e-trashegimise-kulturore-ne-voskopoje/#respond Thu, 14 Mar 2024 12:25:32 +0000 https://drtkkorce.com/?p=159
Restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë

Restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë, të kishave të vjetra dhe manastireve është një angazhim i jashtëzakonshëm për të ruajtur pasurinë tonë kulturore.
– Vijojnë punimet në:
– Kishën e Shën Mërisë, Voskopojë;
– Kishën e Shën Mëhillit, Voskopojë;
– Manastirin e Shën Pjetrit, Vithkuq;
– Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë;
– Punimet për mirëmbajtjen dhe restaurimin e këtyre siteve, vijojnë duke ruajtur origjinalitetin dhe kujtesën e shekujve të kaluar me gjithë hijeshinë e tyre dhe historinë e gdhendur.
Ndërhyrjet e vazhdueshme do të kujdesen për të ruajtur dhe promovuar pasurinë kulturore të Voskopojës. 

]]>
https://drtkkorce.com/2024/03/14/restaurimi-dhe-nderhyrja-ne-sitet-e-trashegimise-kulturore-ne-voskopoje/feed/ 0
Pamje nga Bazilika Paleokristiane e Linit https://drtkkorce.com/2024/02/22/pamje-nga-bazilika-paleokristiane-e-linit/ https://drtkkorce.com/2024/02/22/pamje-nga-bazilika-paleokristiane-e-linit/#respond Thu, 22 Feb 2024 13:17:16 +0000 https://drtkkorce.com/?p=203
Pamje nga Bazilika Paleokristiane e Linit
Bazilika Paleokristiane e Linit, një monument i shekullit VI përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.
Kjo Bazilikë u zbulua në vitin 1967 nga një ekspeditë e muzeut të Pogradecit. Bazilika përbëhet nga naosi, dy kapela me absidë në jug dhe veri, baptiseri, atriumi, dhe një kapelë katër konkshe. Gjithë kompleksi ka dyshemetë e shtruara me mozaikë të cilët shfaqin motive gjeometrike, bimore dhe zoomorfe, ku mbizotërojnë elementët fetare. Mozaiku i Linit është një trashëgimi e çmuar kulturore dhe njëkohësisht konsiderohet si më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare.
Sot kjo Bazilikë së bashku me mozaikun është kthyer në një pikë interesante turistike. Ekspozimi i mozaikut të Linit ka tërhequr tashmë vëmendjen e turistëve të huaj duke e bërë Linin një ndër destinacionet më të vizitura në Shqipëri.
]]>
https://drtkkorce.com/2024/02/22/pamje-nga-bazilika-paleokristiane-e-linit/feed/ 0
Pjesë nga pikturat murale në Kishat e Voskopojës! https://drtkkorce.com/2024/02/21/pjese-nga-pikturat-murale-ne-kishat-e-voskopojes/ https://drtkkorce.com/2024/02/21/pjese-nga-pikturat-murale-ne-kishat-e-voskopojes/#respond Wed, 21 Feb 2024 13:20:05 +0000 https://drtkkorce.com/?p=213
Pjesë nga pikturat murale në Kishat e Voskopojës!
Voskopoja është e njohur për qytetërimin e saj shekullor, peisazhin e mrekullueshëm, kishat dhe afresket e shumta, të cilat bartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore. Dikur një qendër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe artit, plot prosperitet, njohu ritmin e tregëtisë së kohës me qendra të tjera të rëndësishme të Shqipërisë, Ballkanit dhe më tej.
Arkitektura e kishave i ka rezistuar kohës, luftrave, dëmtimit nga dora e njeriut, si dëshmimtare unike e atij qytetërimi, janë ato të cilat tregojnë vlerat e saj të papërsëritshme. Nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha: Kisha e Shën Athanasit, Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael, Kisha e Shën-Kollit dhe Manastiri i Shën Prodhromit.
Voskopoja tregoi interes të veçantë për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe artit bizantin të kohës dhe në vite u zhvillua dhe vazhdoi të ruajë zakonet, historinë dhe traditat e krijuara prej kohësh. Një element dallues është përgatitja e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për punimin e drurit, thurrjen e veshjeve te leshta e shumë punime të tjera me vlerë.
Pikërisht këto vlera arkitektonike dhe kulturore e bëjnë fshatin e Voskopojës një ndër destinacionet më intersante për tu vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.
]]>
https://drtkkorce.com/2024/02/21/pjese-nga-pikturat-murale-ne-kishat-e-voskopojes/feed/ 0
Në Shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit https://drtkkorce.com/2024/01/12/ne-shtepine-muze-te-kostandin-kristoforidhit/ https://drtkkorce.com/2024/01/12/ne-shtepine-muze-te-kostandin-kristoforidhit/#respond Fri, 12 Jan 2024 13:29:13 +0000 https://drtkkorce.com/?p=230
Në Shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit
Në Shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit, në lagjen Kala, Elbasan, ku pas restaurimit të konstruksionit të çatisë, DRTKK ka vazhduar restaurimin e portës hyrëse dhe elementëve të drurit në dysheme dhe shkallë.
]]>
https://drtkkorce.com/2024/01/12/ne-shtepine-muze-te-kostandin-kristoforidhit/feed/ 0
Restaurimi dhe ndërhyrja e çatisë në kishën e Shën Mërisë, në fshatin Lubonjë. https://drtkkorce.com/2023/12/01/restaurimi-dhe-nderhyrja-e-catise-ne-kishen-e-shen-merise-ne-fshatin-lubonje/ https://drtkkorce.com/2023/12/01/restaurimi-dhe-nderhyrja-e-catise-ne-kishen-e-shen-merise-ne-fshatin-lubonje/#respond Fri, 01 Dec 2023 13:34:41 +0000 https://drtkkorce.com/?p=246
Restaurimi dhe ndërhyrja e çatisë në kishën e Shën Mërisë, në fshatin Lubonjë.
👷🏼‍♀️ Kur komuniteti dhe institucionet shtetërore bëhen bashkë, ka gjithnjë rezultate të mira!
🟢 Me mbështetjen e banorëve të zonës, që kanë dëshmuar një ndjeshmëri të lartë ndaj trashëgimisë, DRTK Korçë përmbylli punimet e mirëmbajtjes dhe restaurimin e çatisë në kishën e Shën Mërisë, në fshatin Lubonjë.
Çatia shfaqte dëmtime të konstruksionit dhe problematika, lidhur me lagështinë në brendinë e kishës.
Në këtë fazë të ndërhyrjes nga ekipi i mirëmbajtjes së DRTKK është realizuar ndërhyrja në të gjithë sipërfaqen e çatisë.
]]>
https://drtkkorce.com/2023/12/01/restaurimi-dhe-nderhyrja-e-catise-ne-kishen-e-shen-merise-ne-fshatin-lubonje/feed/ 0
Restaurimi dhe ndërhyrja në urën e fshatit Niçë https://drtkkorce.com/2023/11/17/restaurimi-dhe-nderhyrja-ne-uren-e-fshatit-nice/ https://drtkkorce.com/2023/11/17/restaurimi-dhe-nderhyrja-ne-uren-e-fshatit-nice/#respond Fri, 17 Nov 2023 13:39:16 +0000 https://drtkkorce.com/?p=255
Restaurimi dhe ndërhyrja në urën e fshatit Niçë
Në urën e fshatit Niçë, pasuri kulturore, ku prej vitesh nuk ka pasur ndërhyrje dhe rrezikonte shembjen, ekipi i mrëmbajtjes së DRTK Korçë ka realizuar ndërhyrjen emergjente.
Në një terren të vështirë u bë i mundur realizimi i strukturës mbajtëse të urës (pajantimi).
Një falenderim i veçantë për grupin e terrenit të cilët në kushte shumë të vështira përfunduan me sukses fazën e parë të ndërhyrjes.
Gjithashtu falenderim për komunitetin e zonës për mikëpritjen e grupit të cilët qëndruan në fshatin Niçë gjatë ndërhyrjes.
]]>
https://drtkkorce.com/2023/11/17/restaurimi-dhe-nderhyrja-ne-uren-e-fshatit-nice/feed/ 0