sudoadmin | DRTK Korçë https://drtkkorce.com Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë Mon, 03 Nov 2025 18:51:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://drtkkorce.com/wp-content/uploads/2024/06/cropped-Favicon_DRTK-32x32.png sudoadmin | DRTK Korçë https://drtkkorce.com 32 32 Në kuadër të 7 Marsit https://drtkkorce.com/2025/11/03/ne-kuader-te-7-marsit/ Mon, 03 Nov 2025 18:51:15 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544357
Në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesve dhe në 138 vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe u çel në Muzeun e Arsimit ekspozita “Gjurmë Dijesh, Fletoret e Para”, një koleksion unik i koleksionistit Mirgen Shamlli, që solli në vëmendje historinë dhe zhvillimin e arsimit ndër vite. Krahas fletoreve të para,ekspozita u pasurua me koleksionin e pllakave të grafitit, pjesë e fondit të Muzeut të Arsimit si dhe dokumenta shkollore, pjesë e fondit të Bibliotekës “Thimi Mitko”.
Një falënderim i veçantë shkon për koleksionistin Mirgen Shamlli.
]]>
Punime mirëmbajtje në Tumën e Kamenicës. https://drtkkorce.com/2025/11/03/punime-mirembajtje-ne-tumen-e-kamenices/ Mon, 03 Nov 2025 18:47:30 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544351
Ndërhyrjet përfshijnë restaurimin e gardhit, portës hyrëse, pergolatës, ambienteve ndihmëse, si dhe pastrimin nga vegjetacioni. Këto ndërhyrje janë një investim për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore për brezat e ardhshëm.
]]>
Trashëgimia që jeton përmes artit të qeramikës https://drtkkorce.com/2025/11/03/trashegimia-qe-jeton-permes-artit-te-qeramikes/ Mon, 03 Nov 2025 18:34:54 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544345
“Trashëgimia që jeton përmes artit të qeramikës” 🏺është aktiviteti që u zhvillua në kuadër të 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve me temë “Trashëgimia rezistente ndaj fatkeqësive dhe konflikteve” në bashkëpunim me studion e qeramikës “BaTo”.
Qeramika është një nga format më të qëndrueshme të trashëgimisë që i ka mbijetuar fatkeqësive dhe konflikteve përgjatë historisë duke ruajtur gjurmë të kulturave të lashta.
Përmes këtij aktiviteti në sollëm në vëmendje vazhdimësinë dhe forcës e trashëgimisë artizanale për të mbijetuar dhe për të përcjellë identitetin tonë kulturor.

Falenderojmë shkollën Tefta Tashko Koço për bashkëpunimin dhe nxënësit e pikturës për kontributin në këtë nismë ku përveçse formësuan qeramikën, e dekoruan atë me elemente arkitektonike të trashëgimisë kulturore të qytetit të Korçës!

]]>
Trashëgimia si frymëzim për të ardhmen https://drtkkorce.com/2025/11/03/trashegimia-si-frymezim-per-te-ardhmen/ Mon, 03 Nov 2025 18:32:08 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544338
Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar dhe shkollën “Stavri Themeli” zhvilluan aktivitet krijues, arti vizual dhe fjala e shkruar u bashkuan për të përcjellë mesazhin se trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtesë, por edhe frymëzim për të ardhmen. Fëmijët patën mundësinë të njihen me botën e ikonave mesjetare, të zbulojnë ngjyrat, simbolet dhe mesazhet që ato përcjellin.
Aktiviteti u mbështet nga botimi “Ikonat – Të shkruash ikonat, të pikturosh fjalët” i ChwB Albania, duke sjellë një qasje ndryshe për të afruar brezat e rinj me trashëgiminë shpirtërore dhe artistike të vendit tonë.
]]>
Në përmbyllje të sezonit turistik veror https://drtkkorce.com/2025/11/03/ne-permbyllje-te-sezonit-turistik-veror/ Mon, 03 Nov 2025 18:24:13 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544326
Në përmbyllje të sezonit turistik veror, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë vizitorët që kanë zgjedhur të eksplorojnë dhe të njohin monumentet e kulturës në rajonin tonë.

Çdo hap i hedhur nëpër rrugët e historisë ka sjellë jetë, frymë dhe vlerësim për trashëgiminë tonë të çmuar, duke e bërë këtë sezon më të pasur me kulturë, kujtime dhe dashuri për të kaluarën.

Falë kontributit dhe interesit tuaj, trashëgimia jonë kulturore vijon të mbetet një urë lidhëse mes brezave dhe një burim frymëzimi për të ardhmen.

]]>
Ekspozita Fotografike “Gjurmë Portash” në Korçë https://drtkkorce.com/2025/11/03/ekspozita-fotografike-gjurme-portash-ne-korce/ Mon, 03 Nov 2025 17:45:15 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544305
Në kuadër të 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë organizoi ekspozitën fotografike “Gjurmë Portash”, e cila solli për publikun një udhëtim përmes portave të vjetra të qytetit – simbole të historisë, kulturës dhe mjeshtërisë tradicionale korçare. Ekspozita u hap më 30 shtator, në sheshin para Mitropolisë së Korçës, ku vizitorët patën mundësinë të zbulojnë detajet dhe gjurmët që lidhin brezat përmes trashëgimisë sonë arkitekturore.
]]>
Punime mirëmbajtje në Kishën e Shën Gjergjit, Shipskë https://drtkkorce.com/2025/11/03/punime-mirembajtje-ne-kishen-e-shen-gjergjit-shipske/ Mon, 03 Nov 2025 17:25:20 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544299
Ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë po kryen punime mirëmbajtjeje në çatinë e Kishës së Shën Gjergjit, në fshatin Shipskë. Ndërhyrja ka për qëllim ruajtjen e këtij monumenti të kulturës, duke siguruar qëndrueshmërinë dhe mirëmbajtjen e tij të vazhdueshme.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë falënderon Njësinë Administrative Voskopojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtyre punimeve.
]]>
Ura e Niçës – Nga rreziku i shembjes në një monument të restauruar plotësisht https://drtkkorce.com/2025/11/03/ura-e-nices-nga-rreziku-i-shembjes-ne-nje-monument-te-restauruar-plotesisht/ Mon, 03 Nov 2025 17:17:02 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544291
Ura e Niçës, një ndër dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë inxhinierike dhe rrugore, rrezikonte shembjen për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë.
Në vitin 2023, ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore ndërhyri me masa emergjente për stabilizimin dhe pajantimin e urës, duke shmangur dëmtimet e mëtejshme.
Falë fondeve të Ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit, gjatë vitit 2025 u realizua restaurimi i plotë i urës, i cili nxori në pah vlerat kulturore dhe e nxori përfundimisht jashtë rrezikut të shembjes.
]]>
Njoftim anullimi i procedurës së shpallur për Restaurimin e Kishës së Shën Mëhillit në Vithkuq, Korçë https://drtkkorce.com/2025/09/04/njoftim-anullimi-i-procedures-se-shpallur-per-restaurimin-e-kishes-se-shen-mehillit-ne-vithkuq-korce-2/ Thu, 04 Sep 2025 16:23:07 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544286 Njoftim Anullimi

]]>
Restaurimi i Kishes se Shen Mehillit ne Vithkuq, Korce https://drtkkorce.com/2025/08/25/restaurimi-i-kishes-se-shen-mehillit-ne-vithkuq-korce-2/ Mon, 25 Aug 2025 09:17:40 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544274 9. DSKP Kisha e Shen Mehillit Vithkuq, Korce
8. Vendim Nr. 318 datë 11.07.2025
7. Preventiv
6. Pasaporta e Monumentit
5. Specifikime teknike
4. Relacion teknik
3. Grafik punimesh
2. Projekti
1. Njoftim publikimi ne APP

]]>