Njoftime | DRTK Korçë https://drtkkorce.com Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë Tue, 18 Aug 2026 12:24:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.4 https://drtkkorce.com/wp-content/uploads/2024/06/cropped-Favicon_DRTK-32x32.png Njoftime | DRTK Korçë https://drtkkorce.com 32 32 Shpallje për pozicion vakant pune https://drtkkorce.com/2026/08/18/shpallje-per-pozicion-vakant-pune/ Tue, 18 Aug 2026 12:24:23 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544611 Në zbatim të Urdhërit nr. 163 datë 28.08.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së  drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 581, datë 28.09.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore”, Ligjit 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, DRTK Korçë shpall të hapur konkursin  për pozicionin:

– “Restaurator” pranë Sektorit të arkeologjisë, arkitekturës, artit dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore, Kategoria e pagës IV-3

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është data 04.09.2026

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

a- Të mbrojë, konservojë, restaurojë, rijetëzojë, studiojë dhe promovojë trashëgiminë kulturore materiale.

b- Të hartojë projektet në fushën e trashëgimisë kulturore.

c- Të ndjekë zbatimin e legjislacionit në fuqi në fushën e trashëgimisë kulturore materiale dhe të ndjekë zbatimin e standardeve dhe kritereve në fushën e restaurimit dhe konservimit.

ç- Të bashkërendojë punën në fushën e trashëgimisë kulturore me institucione të tjera që operojnë brenda së njëjtës fushë dhe palëve të tjera.

d- Të promovojë studimin e pasurive kombëtare nëpërmjet veprimtarisë shkencore.

dh- Realizimi i ekspeditave informative në të gjithë territorin e vendit në objektet monument kulture për verifikimin e problematikës, shoqëruar me një dokumentacion të hollësishëm fotografik përshkrimor, hartimi i relacioneve teknike përkatëse rreth gjendjes së konstatuar dhe propozimi i masave.

e- Hartimi i projekteve të konservim – restaurimit në veprat e artit (pikturë murale) bazuar në relacionet e ndërhyrjeve të mëparshme, gjendjen aktuale, problematikën dhe shkaqet e saj.

ë- Bashkëpunimi dhe ndërveprimi me sektorët e tjerë dhe me institucionet e tjera kërkimore shkencore si dhe me specialistët përkatës të këtyre fushave, në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore.

f- Harton planin e punës sipas objekteve më të rriskuara dhe ndërhyn në pikturat murale, të cilat janë në rrisk dëmtimi.

g- Studimi dhe publikimi i artikujve shkencorë në revista të ndryshme dhe pjesëmarrja në konferenca brenda dhe jashtë vendit

gj- Të japë ide dhe hartojë projekt propozime për projekte të ndryshme restaurimi të cilat paraqiten tek donatorët në Shqipëri dhe jashtë saj për mbështetje financiare. Gjithashtu ndjek

zbatimin e projekteve që e kanë marrë financimin duke qënë pjesë e implementimit dhe raportimit të zbatimit të projektit.

h- Të administrojë dhe verifikojë informacionin në terren me qëllim hartimin e një liste prioritetesh për monumentet, si dhe hartim i raporteve mbi gjendjen e monumentit dhe përcaktimi i problematikës.

i- Të hartojë dokumentacionin e nevojshëm tekniko-administrativ të kërkuar nga institucionet ndërkombëtare në kuadër të propozimeve për përfshirjen e Monumenteve Kulturore Kombëtare në listën e Pasurive Botërore të Mbrojtura.

j- Hartimi i projekteve të ndërhyrjes konservuese restauruese në pikturën murale të objekteve të ndryshëm.

k- Ndërhyrje  konservuese restauruese.

l- Supervizimi dhe ndjekja e punimeve për restaurimin e pikturës murale në disa objekte.

ll- Studimi dhe publikimi i artikujve shkencorë në revista të ndryshme.

o- Kryen detyrat që i caktohen nga Titullari i institucionit , gjithmonë në lidhje me fushën e veprimtarisë së sektorit ku bën pjesë, në ushtrim të kompetencave dhe funksioneve të përcaktuara me ligj.

 

1.1 KUSHTET PËR PRANIM DHE KRITERET E VEÇANTA:

1.1.1 Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët:

  1. a) Të jenë shtetas shqiptar.

b)Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

  1. c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

  1. d) Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.
  2. e) Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale.

1.1.2. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

“Restaurator” pranë Sektorit të arkeologjisë, arkitekturës, artit dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore:

  1. a) Të ketë formim/edukim profesional të lartë në Fakultetin e Arteve të Bukura, në Departamentin e Pikturës, Departamentin e Skulpturës, ose në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Departamentin e Historisë ose Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.
  2. b) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”/ “Master Profesional”, në Fakultetin e Arteve të Bukura, në Departamentin e Pikturës dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë).
  3. c) Të ketë përvojë pune në fushat e përmendura në pikën 1.1.2 (a).

 

  1. d) Të provojë në mënyrë të dokumentuar specializime/trajnime në fushën e restaurimit te objekteve te trashëgimisë kulturore.
  2. e) Të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojën konkrete në fushën e restaurimit.
  3. f) Të ketë aftësi të mira komunikimi me institucionet dhe partnerët qëndrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë.
  4. g) Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
  5. h) Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
  6. i) Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja.
  7. j) Të jetë rezident në Korçë ku ndodhet Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore përkatëse.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DOREZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojne pranë Zyrës së arkiv-protokollit brenda datës 04.09.2026 dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip

b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Master)

c- Fotokopje të noterizuar të librezës së punës

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

e- Vërtetim të gjendjes shëndetesore

f – Vërtetim të gjendjes gjyqësore

h- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 07.09.2026 komisioni i ngritur për ndjekjen e procedurës do të shpallë në stenden e faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga komisioni për shkaqet e moskualifikimit (nëpermjet adreses së e-mail).

 

1.4 FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA DHE PUNA PRAKTIKE   

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Ligjin Nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

b- Ligjin 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

d- Njohuri mbi Ligjin nr. 90/2019, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”

e- Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

f- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Rregullat e etikës në administratën publike”

g- VKM-në Nr. 581, datë 28.8.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore”.

h- Pjesa praktike: Dokumentimi i një fragmenti pikture murale si dhe shpjegimi me përshkrim i  një ndërhyrjeje specifike të një fragmenti pikture murale të dëmtuar.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 30 pikë;

c – Dokumentacionin e dorëzuar deri në 30 pikë

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. ( 20 pikë- eksperienca; 5 pikë- trajnimet; 5 pikë- kualifikimet në fushën përkatëse)

Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 20 pikë) nga dokumentacioni, ai kualifikohet për të kaluar në procesin e vlerësimit me shkrim dhe të intervistës së strukturuar me gojë.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të DRTK Korçë. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.

 

 

 

]]>
Njoftim Fituesi – Mirmbajtje e kishes se Shen Marise Cercke, Leskovik https://drtkkorce.com/2026/06/27/njoftim-fituesi/ Sat, 27 Jun 2026 08:46:44 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544605 Njoftim Fituesi

]]>
Mirmbajtje e kishes se Shen Marise Cercke, Leskovik https://drtkkorce.com/2026/06/01/mirmbajtje-e-kishe-se-shen-marise-cercke-leskovik/ Mon, 01 Jun 2026 10:21:26 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544595 1. Njoftim ne APP
2.Vendim nr. 140 date 24.04.2026 Kisha e Shen Merise Cercke – Leskovik – DRTK Korce
3. Pasaporta e Monumentit
4. Projekti
5. Preventiv SHEN MERIA CERCKE 1
6. Specifikime Teknike
7. GRAFIKU
8. Relacion
9. DSKP Kisha e Shen Marisë, Cërckë, Leskovik publikim2

]]>
Njoftim anullimi i procedurës së shpallur për Restaurimin e Kishës së Shën Mëhillit në Vithkuq, Korçë https://drtkkorce.com/2025/09/04/njoftim-anullimi-i-procedures-se-shpallur-per-restaurimin-e-kishes-se-shen-mehillit-ne-vithkuq-korce-2/ Thu, 04 Sep 2025 16:23:07 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544286 Njoftim Anullimi

]]>
Restaurimi i Kishes se Shen Mehillit ne Vithkuq, Korce https://drtkkorce.com/2025/08/25/restaurimi-i-kishes-se-shen-mehillit-ne-vithkuq-korce-2/ Mon, 25 Aug 2025 09:17:40 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544274 9. DSKP Kisha e Shen Mehillit Vithkuq, Korce
8. Vendim Nr. 318 datë 11.07.2025
7. Preventiv
6. Pasaporta e Monumentit
5. Specifikime teknike
4. Relacion teknik
3. Grafik punimesh
2. Projekti
1. Njoftim publikimi ne APP

]]>
Njoftim anullimi i procedurës së shpallur për Restaurimin e Kishës së Shën Mëhillit në Vithkuq, Korçë https://drtkkorce.com/2025/08/15/njoftim-anullimi-i-procedures-se-shpallur-per-restaurimin-e-kishes-se-shen-mehillit-ne-vithkuq-korce/ Fri, 15 Aug 2025 18:07:12 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544268 Njoftim Anullimi

]]>
Restaurimi i Kishes se Shen Mehillit ne Vithkuq, Korce https://drtkkorce.com/2025/08/04/restaurimi-i-kishes-se-shen-mehillit-ne-vithkuq-korce/ Mon, 04 Aug 2025 08:09:37 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544253 Restaurimi i Kishes se Shen Mehillit ne Vithkuq, Korce

1. Njoftim publikimi
2. Projekti
3. Grafik punimesh
4. Relacion teknik
5. Specifikime teknike
6. Pasaporta e Monumentit
7. Preventiv
8. Vendim Nr. 318 datë 11.07.2025
9. DSKP

]]>