Mirëmbajtje | DRTK Korçë https://drtkkorce.com Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë Mon, 03 Nov 2025 18:47:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 https://drtkkorce.com/wp-content/uploads/2024/06/cropped-Favicon_DRTK-32x32.png Mirëmbajtje | DRTK Korçë https://drtkkorce.com 32 32 Punime mirëmbajtje në Tumën e Kamenicës. https://drtkkorce.com/2025/11/03/punime-mirembajtje-ne-tumen-e-kamenices/ Mon, 03 Nov 2025 18:47:30 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544351
Ndërhyrjet përfshijnë restaurimin e gardhit, portës hyrëse, pergolatës, ambienteve ndihmëse, si dhe pastrimin nga vegjetacioni. Këto ndërhyrje janë një investim për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore për brezat e ardhshëm.
]]>
Punime mirëmbajtje në Kishën e Shën Gjergjit, Shipskë https://drtkkorce.com/2025/11/03/punime-mirembajtje-ne-kishen-e-shen-gjergjit-shipske/ Mon, 03 Nov 2025 17:25:20 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544299
Ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë po kryen punime mirëmbajtjeje në çatinë e Kishës së Shën Gjergjit, në fshatin Shipskë. Ndërhyrja ka për qëllim ruajtjen e këtij monumenti të kulturës, duke siguruar qëndrueshmërinë dhe mirëmbajtjen e tij të vazhdueshme.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë falënderon Njësinë Administrative Voskopojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtyre punimeve.
]]>
Ura e Niçës – Nga rreziku i shembjes në një monument të restauruar plotësisht https://drtkkorce.com/2025/11/03/ura-e-nices-nga-rreziku-i-shembjes-ne-nje-monument-te-restauruar-plotesisht/ Mon, 03 Nov 2025 17:17:02 +0000 https://drtkkorce.com/?p=25544291
Ura e Niçës, një ndër dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë inxhinierike dhe rrugore, rrezikonte shembjen për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë.
Në vitin 2023, ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore ndërhyri me masa emergjente për stabilizimin dhe pajantimin e urës, duke shmangur dëmtimet e mëtejshme.
Falë fondeve të Ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit, gjatë vitit 2025 u realizua restaurimi i plotë i urës, i cili nxori në pah vlerat kulturore dhe e nxori përfundimisht jashtë rrezikut të shembjes.
]]>
Restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë https://drtkkorce.com/2024/03/14/restaurimi-dhe-nderhyrja-ne-sitet-e-trashegimise-kulturore-ne-voskopoje/ Thu, 14 Mar 2024 12:25:32 +0000 https://drtkkorce.com/?p=159
Restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë

Restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë, të kishave të vjetra dhe manastireve është një angazhim i jashtëzakonshëm për të ruajtur pasurinë tonë kulturore.
– Vijojnë punimet në:
– Kishën e Shën Mërisë, Voskopojë;
– Kishën e Shën Mëhillit, Voskopojë;
– Manastirin e Shën Pjetrit, Vithkuq;
– Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë;
– Punimet për mirëmbajtjen dhe restaurimin e këtyre siteve, vijojnë duke ruajtur origjinalitetin dhe kujtesën e shekujve të kaluar me gjithë hijeshinë e tyre dhe historinë e gdhendur.
Ndërhyrjet e vazhdueshme do të kujdesen për të ruajtur dhe promovuar pasurinë kulturore të Voskopojës. 

]]>
Në Shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit https://drtkkorce.com/2024/01/12/ne-shtepine-muze-te-kostandin-kristoforidhit/ Fri, 12 Jan 2024 13:29:13 +0000 https://drtkkorce.com/?p=230
Në Shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit
Në Shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit, në lagjen Kala, Elbasan, ku pas restaurimit të konstruksionit të çatisë, DRTKK ka vazhduar restaurimin e portës hyrëse dhe elementëve të drurit në dysheme dhe shkallë.
]]>
Restaurimi dhe ndërhyrja e çatisë në kishën e Shën Mërisë, në fshatin Lubonjë. https://drtkkorce.com/2023/12/01/restaurimi-dhe-nderhyrja-e-catise-ne-kishen-e-shen-merise-ne-fshatin-lubonje/ Fri, 01 Dec 2023 13:34:41 +0000 https://drtkkorce.com/?p=246
Restaurimi dhe ndërhyrja e çatisë në kishën e Shën Mërisë, në fshatin Lubonjë.
👷🏼‍♀️ Kur komuniteti dhe institucionet shtetërore bëhen bashkë, ka gjithnjë rezultate të mira!
🟢 Me mbështetjen e banorëve të zonës, që kanë dëshmuar një ndjeshmëri të lartë ndaj trashëgimisë, DRTK Korçë përmbylli punimet e mirëmbajtjes dhe restaurimin e çatisë në kishën e Shën Mërisë, në fshatin Lubonjë.
Çatia shfaqte dëmtime të konstruksionit dhe problematika, lidhur me lagështinë në brendinë e kishës.
Në këtë fazë të ndërhyrjes nga ekipi i mirëmbajtjes së DRTKK është realizuar ndërhyrja në të gjithë sipërfaqen e çatisë.
]]>
Restaurimi dhe ndërhyrja në urën e fshatit Niçë https://drtkkorce.com/2023/11/17/restaurimi-dhe-nderhyrja-ne-uren-e-fshatit-nice/ Fri, 17 Nov 2023 13:39:16 +0000 https://drtkkorce.com/?p=255
Restaurimi dhe ndërhyrja në urën e fshatit Niçë
Në urën e fshatit Niçë, pasuri kulturore, ku prej vitesh nuk ka pasur ndërhyrje dhe rrezikonte shembjen, ekipi i mrëmbajtjes së DRTK Korçë ka realizuar ndërhyrjen emergjente.
Në një terren të vështirë u bë i mundur realizimi i strukturës mbajtëse të urës (pajantimi).
Një falenderim i veçantë për grupin e terrenit të cilët në kushte shumë të vështira përfunduan me sukses fazën e parë të ndërhyrjes.
Gjithashtu falenderim për komunitetin e zonës për mikëpritjen e grupit të cilët qëndruan në fshatin Niçë gjatë ndërhyrjes.
]]>