Informacion | DRTK Korçë https://drtkkorce.com Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë Mon, 23 Sep 2024 19:50:55 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7 https://drtkkorce.com/wp-content/uploads/2024/06/cropped-Favicon_DRTK-32x32.png Informacion | DRTK Korçë https://drtkkorce.com 32 32 Rendera të Projektit të Restaurimit të Muzeut Arkeologjik, Korçë https://drtkkorce.com/2024/09/23/rendera-te-projektit-te-restaurimit-te-muzeut-arkeologjik-korce/ https://drtkkorce.com/2024/09/23/rendera-te-projektit-te-restaurimit-te-muzeut-arkeologjik-korce/#respond Mon, 23 Sep 2024 19:43:24 +0000 https://drtkkorce.com/?p=443

Rendera të Projektit të Restaurimit të Muzeut Arkeologjik, Korçë
Banesa Fani Kote Pjasto që funksionon sot si godinë e Muzeut Arkeologjik daton në mesin e shek XIX dhe mban statusin Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
Projekti i Restaurimit të Muzeut Arkeologjik, Korçë është miratuar në KKTKM me Vendim Nr 271, Dt.26.07.2024.
Ndërhyrjet Restauruese konsistojnë në:

– Ndëhyrjet përforcuese në themelet e ndërtesës dhe në muraturë;
– Restaurim i çatisë në tërësinë e elementëve të saj konstruktivë;
– Restaurim i muraturës prej guri;
– Restaurim i ndërkateve;
– Restaurim i elementëve drusorë në interier.

]]>
https://drtkkorce.com/2024/09/23/rendera-te-projektit-te-restaurimit-te-muzeut-arkeologjik-korce/feed/ 0
Pamje nga Bazilika Paleokristiane e Linit https://drtkkorce.com/2024/02/22/pamje-nga-bazilika-paleokristiane-e-linit/ https://drtkkorce.com/2024/02/22/pamje-nga-bazilika-paleokristiane-e-linit/#respond Thu, 22 Feb 2024 13:17:16 +0000 https://drtkkorce.com/?p=203
Pamje nga Bazilika Paleokristiane e Linit
Bazilika Paleokristiane e Linit, një monument i shekullit VI përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.
Kjo Bazilikë u zbulua në vitin 1967 nga një ekspeditë e muzeut të Pogradecit. Bazilika përbëhet nga naosi, dy kapela me absidë në jug dhe veri, baptiseri, atriumi, dhe një kapelë katër konkshe. Gjithë kompleksi ka dyshemetë e shtruara me mozaikë të cilët shfaqin motive gjeometrike, bimore dhe zoomorfe, ku mbizotërojnë elementët fetare. Mozaiku i Linit është një trashëgimi e çmuar kulturore dhe njëkohësisht konsiderohet si më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare.
Sot kjo Bazilikë së bashku me mozaikun është kthyer në një pikë interesante turistike. Ekspozimi i mozaikut të Linit ka tërhequr tashmë vëmendjen e turistëve të huaj duke e bërë Linin një ndër destinacionet më të vizitura në Shqipëri.
]]>
https://drtkkorce.com/2024/02/22/pamje-nga-bazilika-paleokristiane-e-linit/feed/ 0
Pjesë nga pikturat murale në Kishat e Voskopojës! https://drtkkorce.com/2024/02/21/pjese-nga-pikturat-murale-ne-kishat-e-voskopojes/ https://drtkkorce.com/2024/02/21/pjese-nga-pikturat-murale-ne-kishat-e-voskopojes/#respond Wed, 21 Feb 2024 13:20:05 +0000 https://drtkkorce.com/?p=213
Pjesë nga pikturat murale në Kishat e Voskopojës!
Voskopoja është e njohur për qytetërimin e saj shekullor, peisazhin e mrekullueshëm, kishat dhe afresket e shumta, të cilat bartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore. Dikur një qendër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe artit, plot prosperitet, njohu ritmin e tregëtisë së kohës me qendra të tjera të rëndësishme të Shqipërisë, Ballkanit dhe më tej.
Arkitektura e kishave i ka rezistuar kohës, luftrave, dëmtimit nga dora e njeriut, si dëshmimtare unike e atij qytetërimi, janë ato të cilat tregojnë vlerat e saj të papërsëritshme. Nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha: Kisha e Shën Athanasit, Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael, Kisha e Shën-Kollit dhe Manastiri i Shën Prodhromit.
Voskopoja tregoi interes të veçantë për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe artit bizantin të kohës dhe në vite u zhvillua dhe vazhdoi të ruajë zakonet, historinë dhe traditat e krijuara prej kohësh. Një element dallues është përgatitja e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për punimin e drurit, thurrjen e veshjeve te leshta e shumë punime të tjera me vlerë.
Pikërisht këto vlera arkitektonike dhe kulturore e bëjnë fshatin e Voskopojës një ndër destinacionet më intersante për tu vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.
]]>
https://drtkkorce.com/2024/02/21/pjese-nga-pikturat-murale-ne-kishat-e-voskopojes/feed/ 0