Rendera të Projektit të Restaurimit të Muzeut Arkeologjik, Korçë
Banesa Fani Kote Pjasto që funksionon sot si godinë e Muzeut Arkeologjik daton në mesin e shek XIX dhe mban statusin Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
Projekti i Restaurimit të Muzeut Arkeologjik, Korçë është miratuar në KKTKM me Vendim Nr 271, Dt.26.07.2024.
Ndërhyrjet Restauruese konsistojnë në:
– Ndëhyrjet përforcuese në themelet e ndërtesës dhe në muraturë;
– Restaurim i çatisë në tërësinë e elementëve të saj konstruktivë;
– Restaurim i muraturës prej guri;
– Restaurim i ndërkateve;
– Restaurim i elementëve drusorë në interier.