Rreth DRTK KORÇË
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë është një Institucion Rajonal në varësi të Ministrisë përgjegjëse për Trashëgiminë Kulturore, Ligji Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Për të kryer funksionin e saj, monitorohet dhe koordinohet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) si njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen e DRTK-ve. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, bashkëpunon dhe bashkërendon punën me institucionet e vetëqeverisjes vendore, personat fizikë ose juridikë, publikë dhe privatë, shqiptarë apo të huaj në fushën e Trashëgimisë Kulturore.
DRTK Korçë ushtron veprimtarinë në këto qarqe:
– Korçë
– Elbasan
Misioni Ynë
Veprimtaria Jonë
• Harton projekte konservimi, restaurimi, vlerësimi, projekte të tjera në fushën e Trashëgimisë Kulturore dhe bashkërendon punën për zbatimin e tyre në nivel rajonal e vendor;
• Kryen punimet e restaurimit dhe konservimit të Pasurive Kulturore duke ruajtur autenticitetin dhe integritetin me qëllim mbajtjen gjallë të vlerave historike, kulturore, arkitektonike për brezat e ardhshëm.
• Kryen verifikime sistematike për gjendjen e Pasurive Kulturore në territorin që administron, si dhe në bazë të kërkesave të paraqitura dhe i përcjell IKTK-së informacionin e konstatuar.
• Kryen verifikime dhe merr masa, sipas përcaktimeve të këtij ligji, në raste të situatave emergjente, kur rrezikohet gjendja e pasurive kulturore;
• Organizimi i ekspozitave, konferencave dhe aktiviteteve edukative për të promovuar më tej Trashëgiminë Kulturore Materiale dhe Jomateriale
• Bashkëpunimi me institucione lokale dhe ndërkombëtare për të zbatuar projekte dhe politika që mbështesin ruajtjen dhe zhvillimin e Trashëgimisë Kulturore.
• Kryen funksione dhe veprimtari të tjera në përputhje me ligjin.
Orari i vizitave në Pasuritë Kulturore përgjatë Sezonit Turistik Veror 2024
Me udhëzim të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nr 357 të datës 3.05.2024 : “Për mënyrën e Funksionimit dhe Përgjegjësitë e Institucioneve të Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve gjatë Sezonit Turistik 2024” orari i vizitave turistike në Pasuritë Kulturore të menaxhuara nga DRTK Korçë do të jetë si më poshtë:
Kishat e Voskopojës
E hënë – E dielë
Orari: 09:00-19:00
Nr telefoni: +355 69 995 5149
Hyrja Falas
Kishat e Vithkuqit
E hënë – E dielë
Orari: 09:00-19:00
Nr telefoni: +355 69 233 4130
Hyrja Falas
Tuma e Kamenicës
E hënë – E dielë
Orari: 09:00-19:00
Nr telefoni: +355 69 461 3326
Hyrja Falas
Ishulli i Maligradit
Kisha e Shën Marisë
E hënë – E dielë
Orari: 09:00-19:00
Nr telefoni: +355 68 377 2846
Hyrja Falas
Bazilika Paleokristiane e Linit
E hënë – E dielë
Orari: 09:00-19:00
Nr telefoni: +355 67 639 9436
Hyrja Falas
Bazilika Paleokristiane Elbasan
E hënë – E dielë
Orari: 09:00-14:00
Nr telefoni: +355 69 566 3710
Hyrja Falas