MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT
DREJTORIA RAJONALE E TRASHËGIMISË KULTURORE KORÇË
Nr.___ Prot. Korçë më,__.__.2026
Shpallje për pozicion vakant pune
Në zbatim të Urdhërit nr. 163 datë 28.08.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 581, datë 28.09.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore”, Ligjit 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, DRTK Korçë shpall të hapur konkursin për pozicionin:
– “Punonjës pastrimi” pranë Sektorit të financës dhe shërbimeve mbështetëse, Kategoria e pagës klasa 1
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është data 05.10.2026
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- a) Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinës së institucionit;
- b) Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave, korridorit dhe tualeteve gjatë orarit të punës;
- c) Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
ç) Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
- d) Në raste të caktuara do të duhet të lëvizë sipas nevojave të institucioniut edhe tek objektet e kultit dhe pasuritë kulturore në administrim brenda Qarkut Korçë dhe Elbasan.
- dh) Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të Institucionit.
1.1 KUSHTET PËR PRANIM DHE KRITERET E VEÇANTA:
1.1.1 Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët:
- a) Të jetë shtetas shqiptar me ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- b) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- c) Të kenë përfunduar studimet e ciklit tetë / nëntë vjeçar ose të mesme;
ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- dh) Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
- e) Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
1.1.2. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
“Punonjës pastrimi” pranë Sektorit të financës dhe shërbimeve mbështetëse, Kategoria e pagës klasa 1
MËNYRA DHE AFATI I DOREZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojne pranë Zyrës së arkiv-protokollit brenda datës 05.10.2026 dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip
b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Master)
c- Fotokopje të noterizuar të librezës së punës
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
e- Vërtetim të gjendjes shëndetesore (raport mjekësor për aftësinë në punë)
g- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi
h- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
1.3 Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së. Dokumentat duhet të dorëzohen pranë zyrës së protokoll-arkivës të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë prej datës 21.09.2026 deri në datën 05.10.2026. Të gjithë dokumentat duhet të jenë kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.
1.4 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar në datën 06.10.2026
1.5 REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve në datën 06.10.2026, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të DRTK Korçë. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.
