Ura e Niçës, një ndër dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë inxhinierike dhe rrugore, rrezikonte shembjen për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë.
Në vitin 2023, ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore ndërhyri me masa emergjente për stabilizimin dhe pajantimin e urës, duke shmangur dëmtimet e mëtejshme.
Falë fondeve të Ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit, gjatë vitit 2025 u realizua restaurimi i plotë i urës, i cili nxori në pah vlerat kulturore dhe e nxori përfundimisht jashtë rrezikut të shembjes.