Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar dhe shkollën “Stavri Themeli” zhvilluan aktivitet krijues, arti vizual dhe fjala e shkruar u bashkuan për të përcjellë mesazhin se trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtesë, por edhe frymëzim për të ardhmen. Fëmijët patën mundësinë të njihen me botën e ikonave mesjetare, të zbulojnë ngjyrat, simbolet dhe mesazhet që ato përcjellin.
Aktiviteti u mbështet nga botimi “Ikonat – Të shkruash ikonat, të pikturosh fjalët” i ChwB Albania, duke sjellë një qasje ndryshe për të afruar brezat e rinj me trashëgiminë shpirtërore dhe artistike të vendit tonë.