Ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë po kryen punime mirëmbajtjeje në çatinë e Kishës së Shën Gjergjit, në fshatin Shipskë. Ndërhyrja ka për qëllim ruajtjen e këtij monumenti të kulturës, duke siguruar qëndrueshmërinë dhe mirëmbajtjen e tij të vazhdueshme.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë falënderon Njësinë Administrative Voskopojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtyre punimeve.