Në përmbyllje të sezonit turistik veror, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë vizitorët që kanë zgjedhur të eksplorojnë dhe të njohin monumentet e kulturës në rajonin tonë.

Çdo hap i hedhur nëpër rrugët e historisë ka sjellë jetë, frymë dhe vlerësim për trashëgiminë tonë të çmuar, duke e bërë këtë sezon më të pasur me kulturë, kujtime dhe dashuri për të kaluarën.

Falë kontributit dhe interesit tuaj, trashëgimia jonë kulturore vijon të mbetet një urë lidhëse mes brezave dhe një burim frymëzimi për të ardhmen.