Në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesve dhe në 138 vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe u çel në Muzeun e Arsimit ekspozita “Gjurmë Dijesh, Fletoret e Para”, një koleksion unik i koleksionistit Mirgen Shamlli, që solli në vëmendje historinë dhe zhvillimin e arsimit ndër vite. Krahas fletoreve të para,ekspozita u pasurua me koleksionin e pllakave të grafitit, pjesë e fondit të Muzeut të Arsimit si dhe dokumenta shkollore, pjesë e fondit të Bibliotekës “Thimi Mitko”.
Një falënderim i veçantë shkon për koleksionistin Mirgen Shamlli.