Në kuadër të 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë organizoi ekspozitën fotografike “Gjurmë Portash”, e cila solli për publikun një udhëtim përmes portave të vjetra të qytetit – simbole të historisë, kulturës dhe mjeshtërisë tradicionale korçare. Ekspozita u hap më 30 shtator, në sheshin para Mitropolisë së Korçës, ku vizitorët patën mundësinë të zbulojnë detajet dhe gjurmët që lidhin brezat përmes trashëgimisë sonë arkitekturore.