Restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë
Restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë, të kishave të vjetra dhe manastireve është një angazhim i jashtëzakonshëm për të ruajtur pasurinë tonë kulturore.
– Vijojnë punimet në:
– Kishën e Shën Mërisë, Voskopojë;
– Kishën e Shën Mëhillit, Voskopojë;
– Manastirin e Shën Pjetrit, Vithkuq;
– Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë;
– Punimet për mirëmbajtjen dhe restaurimin e këtyre siteve, vijojnë duke ruajtur origjinalitetin dhe kujtesën e shekujve të kaluar me gjithë hijeshinë e tyre dhe historinë e gdhendur.
Ndërhyrjet e vazhdueshme do të kujdesen për të ruajtur dhe promovuar pasurinë kulturore të Voskopojës.