Restaurimi dhe ndërhyrja në urën e fshatit Niçë
Në urën e fshatit Niçë, pasuri kulturore, ku prej vitesh nuk ka pasur ndërhyrje dhe rrezikonte shembjen, ekipi i mrëmbajtjes së DRTK Korçë ka realizuar ndërhyrjen emergjente.
Në një terren të vështirë u bë i mundur realizimi i strukturës mbajtëse të urës (pajantimi).
Një falenderim i veçantë për grupin e terrenit të cilët në kushte shumë të vështira përfunduan me sukses fazën e parë të ndërhyrjes.
Gjithashtu falenderim për komunitetin e zonës për mikëpritjen e grupit të cilët qëndruan në fshatin Niçë gjatë ndërhyrjes.